Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovizionit në Basel të Zvicrës.
Atje do të ngjitet sërish në skenë “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”, transmeton Klankosova.tv.
“Zjerm” mori vëmendje anë e kënd botës, duke u cilësuar si një këngë e ndjerë, por edhe e interpretuar në mënyrë fantastike.
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca gjithashtu u ndjen tejet falënderues për mbështetjen që po marrin në këtë rrugëtim.
E kush do të fitojë, gjithçka kuptohet sonte…