24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Ngjarje kriminale në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec

INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE · Gjakovë / 05.05.2025 – 09:00.

Është raportuar se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dhe është arratisur nga shtëpia në drejtim të panjohur. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar. ·

Malishevë / 04.05.2025 – NN.

Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që me një mjetë të mprehtë-thikë dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DËMTIM I VARREVE APO KUFOMAVE Rahovec / 05.05.2025 – 17:45.

Është raportuar për dëmtim të varrezave, ku lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Raport shtesë: PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS Fsh. Damjan, Gjakovë / 04.05.2025 – 16:30.

Lidhur me rastin, njësitet policore kanë konfiskuar armën e llojit AK-47 dhe 31 fishekë, të cilën armë dyshohet se i dyshuari kosovar e kishte përdorur me datën e cekur dhe të njëjtën e kishte fshehur./tvsyrivision

Read Previous

Rusia raporton për sulme ukrainase me dronë

Read Next

Sondazhi: Shumë njerëz në SHBA e Evropë druajnë se do të ketë luftë botërore për 5-10 vjet