Aktori Jeton Zogjani ka treguar historinë e njohjes me 13-vjeçarin që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit nga babai i tij në Fushë Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Zogjani ka thënë se ai ishte njëlloj kryefamiljari që mbante familjen duke kërkuar lëmoshë.
Ai ka treguar se edhe pse në moshë të re, ai ia paguante nënës së tij ratën kreditore e edhe rrymën.
“Elmedini vete ishte 13-14 vec, femi pa femijeri Elmedin ja pagunte nenes se ti edhe raten kreditore, edhe rrymen kur ja qkyqshin, per Elmedin ishte brenge se si me rikyqe, mos te harrojme krejt keto ende pa i mbush 12 vec!”, ka shkruar Zogjani.
Ndryshe, përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduskion.
“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë daë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Postimi i tij i plotë:
Si u njohëm me Elmedinin?
Në lokalin tim, Elmedini vinte shume shpesh, ishte shume i ri, diku rreth moshes 7-8 vjec. Aty bisedonim bashkë, i shpjegonte hallet e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas sikur një i rritun.E dhimshme…! Elmedini, pothuajse vet e mbante familjen… Këto ishin shqetësimet që i ndanim bashkë. Elmedini ishte njëlloj kryefamiljari që mbante familjen duke kërkuar lëmoshë, këto shqetësime i ndanim bashkë me të. Nga përpjekja për te mbijetuar, shpesh here e shante jetën, gjënë më të shtrenjtë “ta q*fsha jetën” , i buronte nga mllefi e që nuk dinte me artikulu, por e dinte qo jeta po i shkon keq! Tonoo, kur te rritem a ke me marr me punu këtu te ti? Po, Elmedin. Gëzimi i tij, o Zot. Kur rrinim vonë te lokali duke tentu per të ja mësu shkronjat, ma bente ”Tonooo, a don me me çu në shpi ti? A po ma pagun taksin? Në të shumtën e rasteve e kam çu vete, dhe ishte aq i pjekur për moshën që kishte të linte gojë hapur. Jeta e vështire e kishte sprovuar mbarë e mbrapsht! Kohës së fundit filluam të shiheshim më pak! Kur e takoja, e pysja ku je Elmedin, nuk të kam pa qe sa? O tonoo, po rri ma shume ka rruga B, po lëviz puna me shume, qeshnim bashkë! Elmedini shqetësohej edhe per motrat e vëllezërit e tij më të vegjël, edhe kur më thoshte, Tonoo me duhet me jau ble fëmive do “bebellak” se nuk kan! Elmedini vete ishte 13-14 vec, fëmi pa fëmijëri Elmedini ja pagunte nënës së ti edhe ratën kreditore, edhe rrymën kur ja qkyqshin, për Elmedin ishte brengë se si me rikyqe, mos të harrojmë krejt këto ende pa i mbush 12 vec! * Zoti ktheu ne gjirin e ti engjullin per mos ta sprovuar më shumë, se për moshën që pat kaloj boll sikur të i kishte nja 55-56 vjet! * Dora e shtetit te komunitetet tona pothuajse nuk vërehet. Jetojnë keq Elmedinat, derisa në këtë Shtet nuk jetojnë dinjetetshëm komunitete kurr syt nuk kemi me i qel. Deri at’her nga zemra e plast po e them dhe po e perseris Elmedini siq thoshte ai “ta q*fsha jeten”./GazetaExpress/