Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit.

Osmani ka thënë se më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc.

“Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar tutje se “Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet”.

“Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë”./Telegrafi/

Read Previous

Trump, “një armik” për shumicën e evropianëve

Read Next

Supremja i ka në duar edhe dy ankesa për zgjedhjet, afati për vendime deri nesër