Distria e Laura ngrihen në ranglistën botërore

Pas medaljeve që i fituan në Grand Prix në Austri, xhudistet Distria Krasniqi e Laura Fazliu janë ngritur në ranglistën botërore.

Distria është e dyta në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa ishte e treta. Kampionia olimpike, Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit është e para.

Ndërkohë Laura Fazliu është ngritur prej pozitës së katërt në të tretën në kategorinë deri 63 kilogramë. Holandezja Joanne Van Lieshout dhe sllovenja Andreja Leshki janë më lart se Laura. Ajo e ka kaluar legjendën franceze, Clarisse Agbegnenou.

Javën e kaluar, Distria fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Laura të bronztë. Me sukses u janë shtuar pikët në ranglistë dhe rrjedhimisht u është përmirësuar pozita./Koha.net

Read Previous

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Read Next

U shqiptuan 752 gjoba dhe u sekuestruan 125 patentë shoferë nga Policia e Gjakovës