Kërkimet japin rezultat, Masar Vula tashmë është gjetur

Masar Vula, i raportuar i zhdukur nga familjarët e tij ditën e djeshme, tashmë është gjetur.

Ai po kërkohej që nga e marta, ndërsa fotografia e tij u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Përveç familjarëve dhe qytetarëve vullnetmirë, në kërkime ishin angazhuar edhe ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Read Previous

“Cali” përfundimisht dënohet me 15 vjet burgim nga Specialja

Read Next

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale