Covid-19 i mori jetën kuzhinierit me famë botërore, Përparim Babalija

Në familjen e tij me traditë disa vjeçare mori edhe hapat e parë për gatimet  tradicionale shqiptare, nga gjyshi dhe babai që I shërbyen si shembull për tu bërë më pas njeriu nga i cili bota mësoi për ushqimet më të njohura shqiptare dhe jo vetëm. Ndër shefat më të mirë të kulinarisë, Përparim Babalia ndërroi jetë papritmas në moshën 37 vjeçare nga Covid- 19, duke lënë kështu një boshllëk të madh te ata që patën fatin ta njohin dhe të provojnë gatimet unike të tij.

Ai u kualifikua në Francë dhe Poloni për të sjellë më pas në Shqipëri e Kosovë eksperiencën evropiane, duke kombinuar ushqimin evropian me atë tradicional të Kosovës. Së fundmi ai ishte shef I kuzhinës në një prej hoteleve më të njohura shqiptare. Shumica e njohin si profesionisti i kuzhininës me por për miqtë që takonte cdo javë në Gjakovë, ishte shumë më tepër.

Gjakova do të krenohet përherë me figurën dhe aftësitë e Shef Përparimit, i cili la gjurmë të mëdha si njeri dhe si kuzhinier i zoti. I ndjeri la pas vetes gruan Edonën dhe vajzën Edisën.

Read Previous

36 Start-Up biznese të komunës së Gjakovës përfitojnë grante

Read Next

Sot mot me shi, nesër me diell