Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti që ka përcaktuar tetë çiftet e raundit të 1/16-të të UEFA Champions League 2024-25.
Pas përfundimit të raundit të play-off-it të eliminimit, 16 skuadra janë tashmë të kualifikuara dhe synojnë trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë.
Këtë të premte të 21 shkurtit është hedhur shorti, goglat e të cilit kanë përcaktuar duele interesante për raundin e 16-të.
Skuadrat e kualifikuara janë: Arsenal, Aston Villa, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Barcelona, Bayern Munich, Benfica, Brugge, Bayer Leverkusen, Feyenoord, Inter, Liverpool, Lille, PSG, PSV dhe Real Madrid.
Çiftet e raundit të 16-të:
Brugge – Aston Villa
Dortmund – Lille
Real Madrid – Atletico Madrid
Bayern Munich – Bayer Leverkusen
PSV – Arsenal
Feyenoord – Inter
PSG – Liverpool
Benfica – Barcelona
Datat për pjesën e mbetur të fazës së eliminimit janë si më poshtë:
Raundi i 16-të: 4/5 dhe 11/12 mars;
Çerekfinalet: 8/9 dhe 15/16 prill;
Gjysmëfinalet: 29/30 prill dhe 6/7 maj;
Finalja: 31 maj (Mynih).
Orari i ndeshjeve të fazës së 16-të do të jetë i disponueshëm më 21 shkurt.
Orari i ndeshjeve çerekfinale do të komunikohet më 13 mars, pas ndeshjeve të kthimit të raundit të 16-të.
Orari i ndeshjeve gjysmëfinale do të komunikohet më 17 prill, pas ndeshjeve të kthimit të çerekfinaleve. /Albanianpost.com