​Kurti: Republika e Kosovës rezultat i luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së aleatëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Republika e Kosovës është rezultat i dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për liri të vendit.

Kurti tha se Republika e Kosovës është rezultat i luftës së UÇK-së, rezistencës paqësorë të Rugovës, si dhe mbështetjen e aleatëve.

Kurti në manifestimin kryesor të shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmendi edhe udhëheqësit e vendit në kohën kur është shpallur pavarësia, ish presidentin Fatmir Sejdiu, ish kryekuvendarin, Jakup Krasniqi dhe ish-kryeministrin, Hashim Thaçi.

Ndërkohë, po mbahet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

UD kryeprokurori i Shtetit: Mbesim të angazhuar për një të ardhme ku drejtësia dhe ligji janë shtyllat kryesore

Read Next

Gucati: 17 Shkurti, ditë e shenjtë, por e paplotë pa Thaçin dhe të tjerët që janë ende në burg