Sot fillon sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll

Sot (e premte) do të fillojë edicioni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës, pas gati dy muajsh pushim, kështu që tifozët e futbollit kosovarë do të ketë mundësinë t’i shohin dy ndeshje gjatë ditës së sotme.

Pritjes i erdhi fundit dhe tashmë do të fillojmë të mësohemi me futbollin vendor, i cili do të nis gjatë mesditës së sotme.

Kampioni vjeshtor, Drita është nikoqir i Malishevës në ndeshjen që është paraparë të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Në ndeshjen tjetër, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani e pret Dukagjinin në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Therandë.

Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Suhareka do të luajnë të shtunën, teksa ndeshja e fundit e xhiros zhvillohet të jenën mes Ferizajt dhe Feronikelit ’74.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 12:00. /Telegrafi/

Read Previous

Aksident ajror në Rusi: Rrëzohet avioni pranë aeroportit të Moskës

Read Next

Rruga e vendeve baltike drejt pavarësisë energjetike