Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve në Spanjë, Luis Medina Cantalejo, ka komentuar presionet e fundit në drejtim të tyre.
Ai foli për sulmet në televizionin e Real Madridit dhe pranoi se është bërë një gabim në ndeshjen e “Mbretërve” me Espanyolin, por tha se nuk mund të jepte shpjegim për vendimin e gjyqtarit kryesor, transmeton GazetaBlic Sport.
“Nuk kam asgjë për të cilën të turpërohem”. As unë, as kolegët e mi nuk jemi të korruptuar. Mund të jemi shumë të ngathët, shumë të këqij, por garantoj se nuk jemi të korruptuar”, tha Medina Cantalejo në një intervistë me Josep Pedrerol nga El Chiringuito.
“Gjyqtarët nuk do të dëmtojnë askënd.Pavarësisht gjithçkaje që thuhet në njoftime për shtyp, letra apo në televizion, ne jemi të sinqertë. Askush nuk del në fushë me idenë për të dëmtuar dikë”, tha ai në lidhje me presionin nga Real Madrid. /GazetaBlic Sport/