Tarifat e paralajmëruara nga Trump, Scholz: Të dëmshme për SHBA-në dhe Evropën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se tarifat e paralajmëruara nga presidenti amerikan, Donald Trump janë “të dëmshme për SHBA-në dhe Evropën”.

Scholzi ka thënë se shpreson që të gjendet një rrugë bashkëpunuese ndërmjet aleatëve, raporton The Guardian.

“Çdo tarifë do të ishte e keqe për SHBA-në dhe e keqe për Evropën”, është shprehur Scholz.

Gjithashtu një reagim ka pasur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se nëse preken interesat tregtare të Evropës, do ketë reagime.

“Nëse ne sulmohemi në aspektin tregtar, Evropa si një fuqi e vërtetë, do të duhet të ngrihet në këmbë dhe për këtë arsye të reagojë”, është shprehur Macron. /abcnews.al/

Read Previous

Presidentja Osmani kërkon drejtësi për qytetarët e vrarë para 25 vjetësh në Mitrovicë

Read Next

Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme nga mbeturinat