Bojkotimi i marketeve po synohet të nisë edhe në Kosovë, pasi ka tash e disa ditë që shumica e shteteve ballkanike kanë filluar ta bëjnë këtë gjë nga revolta e shumë qytetarëve të pakënaqur me çmimet e larta të marketeve.
#Bojkoto marketet është nisma që është marrë nga një grup anonim për qëllim mobilizimin e komsumatorëve për bojkotimin e marketeve në Kosovë si përgjigje ndaj çmimeve të pajustifikueshme.
Bojkoti do të mbahet më 10 shkurt në të gjithë Kosovën dhe do të zgjasë deri në ulje të çmimeve.
Në rast se nuk do të ketë ulje të çmimeve bojkoti do të vazhdojë me data të tjera deri në lëvizje të çmimeve.
E në një grup të krijuar në rrjetin social Facebook me këtë nismë, është bërë edhe krahasimi i çmimeve i disa produkteve në Poloni dhe në Kosovë.
Kjo nismë po shihet si e qëllueshme nga shumë njerëz si një bojkot kundër çmimeve të papërballueshme për shumë qytetarë të Kosovës.