Kupa e Kosovës vazhdon sonte me superduelin Bashkimi-Vëllanzimi

Kupa e Kosovës në basketboll, vazhdon sonte me ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales të kësaj gare, ku do të përballen Bashkimi dhe Vëllaznimi.

Dueli mes këtyre dy skuadrave që luhet në Prizren, pritet të sjellë një ndeshje të ‘zjarrtë’ pasi që të dy skuadrat synojnë kualifikimin në finale.

Takimi i parë në Gjakovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve 80:71. Prizrenasit synojnë fitoren me dhjetë pikë dallim, ndërsa skuadra nga Gjakova mund të kualifikohet edhe me tetë pikë dallim.

Skuadra fituese do të përballet me Trepçën në finalen e madhe të kësaj gare në Kosovë.

Sonte me fillim nga ora 18:30 takohen Bashkimi dhe Vëllaznimi në palestrën “Sezai Surroi”, për të kuptuar kështu finalistin e dytë të garës për Kupë të Kosovës./rtklive

Read Previous

Ambasada e Kosovës në Itali kërkon që zarfet me vota të dërgohen me kohë

Read Next

“Trainkos” përjashton 12 punëtorë