Trump fton Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, ka thënë zyra izraelite të martën.

“Netanyahu është lideri i parë i huaj që është ftuar në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të Trumpit”, është thënë në deklaratë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar ftesën dhe ka thënë se takimi do të realizohet “në fillim të javës tjetër”.

“Hollësitë do të bëhen publike kur të finalizohen”, ka thënë ky zyrtar.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Rubio dhe Kallas në telefon

Read Next

Trump u ofron miliona punonjësve federalë