Personat që hedhin mbeturina në hapësirat publike do të ndëshkohen me gjoba

Një takim ndërinstitucional mbajtën sot përfaqësues të stacionit policor në Gjakovë, përfaqësues nga Kuvendi komunal gjegjësisht nga Sektori për menaxhimin e mbeturinave si dhe përfaqësues të KRM “Çabrati”. Temë e diskutimit ishte plani operativ në mes të gjithë akterëve lidhur me udhëzimin administrativ për ndërshkimet e gjobave mandatore në kuadër të ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Nga këtu u tha se bashkëpunimi në mes të policisë së Kosovës dhe kuvendit komunal për do të vazhdojë gjithmonë.

Udhëheqësja e Sektorit për menaxhimin e mbeturinave, Albana Hana Bakalli tha se në kuadër rtë garës për Gjakovë të pastër do të ketë edhe aktivitete tjera që do të organizohen në partneritet me policinë e Kosovës dhe njësitet tjera.

Për të gjithë ata që ndotin mjedisin gjobat mandatore janë nga 20 euro deri në 200 euro.

Policia e Kosovës dhe inspektorët komunal do të jenë gjatë tërë kohës në terren për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në hapësirat publike dhe të gjelbëruara. Poashtu do të merret me eliminimin apo redukimin e ndotjes si dhe mbrojtjen e mjedisit , shëndetit dhe sipërfaqeve publike, u tha me këtë rast.

Read Previous

Gjakovë, 14 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Pandemia shkaktoi më shumë vështirësi në shkollat e zonave rurale