“Do të ishte një lajm i mirë nëse ata nuk do të kualifikoheshin”

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shpreson që rivalët e tyre evropian, Manchester City të eliminohen nga faza e ligës në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti iu drejtua mediave pas fitores së thellë 5-1 të Real Madridit ndaj Salzburgut në kuadër të raundit të shtatë në ligës.

Ai ndau gjithashtu mendimet e tij për pozicionin e vështirë të Manchester Cityt në këtë garë.

Ancelotti u pyet për shanset e Cityt për t’u kualifikuar, teksa nuk hezitoi të zbuloj se do të ishte i lumtur nëse klubi anglez nuk kalon në raundin tjetër.

“Ata janë në mesin e kandidatëve për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve dhe do të ishte një lajm i mirë nëse ata nuk do të kualifikoheshin”, ka thënë Ancelotti.

Ndryshe, Manchester City pësoi një humbje të rëndë, duke humbur 4-2 nga PSG dhe duke kaluar në vendin e 25-të me vetëm 8 pikë. /Telegrafi/

Read Previous

Zgjedhjet e 11 majit, qeveria i jep 25 milionë euro KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

Read Next

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA