Dy banka zvicerane dhe katër qytete janë viktima të sulmeve nga hakerët rusë

Të martën, faqet e internetit të bankave kantonale në Vaud (BCV) dhe Cyrih (ZKB), si dhe të komunave të Lucernit, Adligenswil, Kriens dhe Ebikon, u hakuan nga një grup pro-rus NoName05716, përcjell albinfo.ch.

“Ne vazhdojmë të testojmë qëndrueshmërinë e infrastrukturës zvicerane të internetit”, shkroi grupi në mediat sociale.

Që nga viti i kaluar, NoName05716 ka synuar vendet evropiane, duke i justifikuar veprimet e saj me mbështetjen perëndimore për Ukrainën.

Kërkesat dhe aktivitetet e tyre publikohen rregullisht në Telegram dhe X, por anëtarët e grupit mbeten anonimë.

Read Previous

Erling Haaland: Akuzat ndaj Cityt nuk ndikuan në kontratën time të re

Read Next

Man City përgatit një ofertë marramendëse për Raphinhan