Policia shqiptoi 1729 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1729 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 26 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 35 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTKlive

Read Previous

Enzo Maresca kritikon hapur yllin e Chelseat dhe i kërkon të përmirësohet

Read Next

Presidenti Trump gjen letrën që ia la Bideni, çka shkruan në të?