Julian Nagelsmann mund ta zëvendësoj Mourinhon te Tottenhami

Trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann, është emri favorit për ta zëvendësuar Jose Mourinhon te Tottenhami, shkruajnë mediat në Angli.

Megjithatë, më herët është raportuar vazhdimisht se tekniku gjerman është i lidhur për një kalim te Bayern Munichu në fund të këtij edicioni.

Emri i dytë më i përmendur si zëvendësues i Mourinhos në rolin e trajnerit te Tottenhami, është trajneri aktual i Leicester Cityt, Brendan Rodgers./koha.net/

Read Previous

Mblidhet komisioni për Ekonomi, kërkohet që të mos paguhet energjia elektrike për qytetarët në veri

Read Next

Shprehitë e njerëzve të lumtur, të shëndetshëm dhe të suksesshëm