Policia shqiptoi mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1564 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 20 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 25 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje. / RTKlive

Read Previous

Brezovica, një prej atraksioneve kryesore për turizmin dimëror në Kosovë

Read Next

Maqedonci: Takime për thellimin e bashkëpunimit Kosovë – SHBA