Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Morinë, ku për pasojë është plagosur një person.
Sipas Policisë së Kosovës, personi që u qëllua dyshohet se ka qenë një shtetas i Shqipërisë.
“Sot, një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se rreth orës 02:30 është qëlluar me armë zjarri teksa po kalonte me veturën e tij në fshatin Morinë. Viktima ka shkuar vetë për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin, Prokurori Kujdestar është njoftuar dhe me vendim të tij është hapur rast “Vrasje në tentativë”. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/