Policia e Kosovës ka vazhduar me patrullimet në tërë territorin e vendit, për të parë nga afër se sa po zbatohen masat antiCOVID-19. Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka potencuar se përgjatë periudhës 7 deri më 18 prill në rajonin e Gjakovës policia ka gjobitur 1184 qytetarët të cilët kanë shkelur këto masa.
Ndryshe kujtojmë se mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi sot dhe do të zgjasin për 14 ditë. Sipas vendimit të ri, gastronomia do të punojë deri në orën 22:00, kurse kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të nis në orën 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.