Juventus në fazë të avancuar të bisedimeve për Icardin

Prej disa ditësh vazhdojnë zërat për negociata mes Juves dhe PSG për Mauro Icardin. Palët duken mjaft aktivze në bisedime.

Sipas medias franceze Buzz Sport, Icardi është lojtari më i prirur për të lënë klubin francez gjatë merkatos së ardhshme. Ai do të shërbejë si burim financimi për goditjen Kean nga Everton.

PSG dhe Juve kanë nisur bisedimet për shkëmbimin e Icardit me Dybalan. Bisedimet janë të avancuara.

Icardi dëshiron të rikthehet në Itali kurse Dybala nuk ka akoma marrveshje për rinovimin e kontratës dhe kjo e bën të vendoset në merkato. Dybala pëlqehet shumë nga drejtori i PSG, Leonardo.

Së fundmi është folur shumë edhe për përfshirjen e Arthur në negociatat për Icardi por ende nuk ka konfirmime nga burimet pranë Juves.

PSG është ekipi që mund të përballonte rrogat e lojtarëve të Juves dhe gjithashtu mund tu ofronte mundësinë për të luajtur si protagonistë në Champions.

Read Previous

Kundërshtohet plani i kryeministrit Kurti për konfiskimin e pasurisë, pa aktgjykim

Read Next

Falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim në prokurim publik