Robin Gosens është bërë njëri nga mbrojtësit e majtë më të kërkuar në tregun e transferimeve.
Anësori gjerman ka katër vite që është pjesë e Atalantës ku ka shkëlqyer me gola e asistime.
Bayern Munich është raportuar se ka ofruar rreth 40 milionë euro për lojtarin, por tani Juventus dëshiron që të përshpejtojë për të nënshkruar me të.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e klubit bardhezi do të bisedojnë me ata bergamask për lojtarin.
Juventusi janë shumë të interesuar për transferimin e tij dhe kanë kërkuar nga Atalanta që ta tregojnë çmimin e lojtarit.
Kampioni në fuqi i Italisë nuk është gati të ofrojë shumë të madhe të parave, por ka disa lojtarë të rinj që mund t’i dërgojë te Atalanta dhe klubi bergamask po e pëlqen këtë ide.
26-vjeçari këtë edicion edhe pse luan në rolin e mbrojtësit të majtë ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë./Telegrafi/