Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë sot se Serbia e ka vetëm një mundësi, ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe të ecë përpara, apo të vazhdojë të mbetet në mendësinë e viteve ’90-ta siç është me Aleksandër Vuçiq e me Ivica Daçiq.
Ky reagim i kreut të PDK-së erdhi sot në twitter, menjëherë pas deklaratave të kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq i cili tha për mediat serbe se ideja për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë për Kosovën, është histori boshe, përcjellë Klan Kosova.
”Serbia ka vetëm 1 mundësi, të njohë Kosovën si shtet të pavarur, ose të mbetet në mendjen e viteve ’90 siç është tani
@avucic & Daçiq. Është detyra e BE-së që të arrijë këtë qëllim pa vonesë/pa dialog teknik, por vetëm njohje reciproke dhe ulëse në e OKB. Asnjë rrugë tjetër përpara”.
Serbia has only 1 option, to recognize Kosovo as an independent state, or remain in the mindset of ’90s as it is now w/ @avucic & Dacic. It’s the duty of the EU to achieve this goal w/out delay, w/out technical dialogue, but only mutual recognition & UN seat. No other way forward— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 18, 2021