KOSTT thotë se problemet me rrymën vazhdojnë edhe javën tjetër

Problemet me energjinë elektrike në disa rajone të Kosovës priten të zgjasin edhe gjatë javës së ardhshme, sipas kryeshefit të Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Evetar Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se nuk ka mungesë të energjisë elektrike dhe se prodhimi është në maksimum, ndërsa ka përsëritur se problemi qëndron te ngarkesa në rrjet.

“Problemi është i përkohshëm, pra vetëm në këtë javë dhe javën tjetër dhe pas kësaj pritet të çlirohen kapacitetet dhe të ulet ngarkesa dhe nuk do të ketë pengesa”, ka thënë ai para mediave pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Zeqiri ka treguar se  në Fushë-Kosovë e Obiliq është zgjidhur problemi, e se në sfidë mbeten rajonet e Ferizajt, Prizrenit e Gjakovës.

“Nënstacioni në Fushë Kosovë që është përuruar javën e kaluar e ka zgjidhur problemin e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit dhe më nuk do të ketë probleme me ngarkesë. Çështja e Ferizajt është në ditët e fundit të punimeve. Në raste të caktuara, orë të caktuara, si rezultat i ngarkesës së madhe kërkohet një reduktim i pjesshëm i ndonjë zone që në bashkëpunim me KEDS-in vendosim. Në asnjë moment, asnjë rrethanë as nuk ka pasur mungesë të energjisë e as reduktime në bazë të diskrecionit. Pra, jemi të detyruar”, ka thënë ai./Koha.net

Read Previous

Burgim të përjetshëm për vrasësin e Gjyljeta Ukellës

Read Next

Kolonat nëpër pika kufitare