GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Liverpool dhe Manchester United janë dy rivalët më të mëdhenj në Ligën Premier dhe këto dy skuadra kanë rivalitet edhe në tregun e transferimeve.
Qendërmbrojtësi anglez i Crystal Palace, Marc Guehi është në listën e dëshirave të dy top klubeve angleze për afatin kalimtar të janarit.
Djajtë e Kuq kanë provuar ditë më parë me një ofertë të ulët prej 40 milionë euro transferimin e tij, ofertë që është hedhur poshtë nga Crystal Palace.
Daily Mirror tani ka raportuar se Liverpooli është duke përgatitur një ofertë të re për Guehin, ku synojnë ta dyfishojnë ofertën e Man Utd duke ofruar 80 milionë euro për mbrojtësin qendror.
Crystal Palace e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e tyre, por oferta prej 80 milionë euro mund t’i bindë ata që ta lejojnë largimin e Guehit drejt Anfield.
Liverpool tani janë në përparësi të madhe ndaj rivalëve të Man Utd për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit anglez i cili shihet si pasardhës i Virgil Van Dijk në Anfield. /Telegrafi/