Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Prishtinë, Drenas, Suharekë, Rahovec dhe Skenderaj. Në të gjitha rastet, viktima ishin gratë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në rastin e parë në Prishtinë një burrë raportohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
“Prishtinë / 16.12.2024 – 14:50. Është ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Kurse, në rastin e dytë në Prishtinë, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari se në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje.
“Prishtinë / 16.12.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
E në Drenas, raportohet se u arrestuar i dyshuari se ushtroi dhunë fizike ndaj një gruaje.
“Gllogoc / 16.12.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Kurse, në Suharekë raportohet se u arrestuar një burrë nën dyshimin se sulmoi fizikisht një grua.
“Suharekë / 16.12.2024 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Edhe në Rahovec raportohet se dy të dyshuar kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.
“Rahovec / 16.12.2024 – 16:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Kurse, në Skenderaj raportohet se u arrestua një burrë nën dyshimin se i shkaktoi dhunë fizike dhe psikike një grauej.
“Skenderaj / 31.10.2024 – 12:00. Me 16.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi