Arrestohen disa të dyshuar për tentim vrasje në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një mosmarrëveshje mes disa personave ka eskaluar në dhunë fizike.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarit e përfshirë në incident.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“VRASJE NË TENTATIVË Gjakovë 15.12.2024-20:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht disa persona, ku si pasojë pesë prej tyre (të dyshuar meshkuj) kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /tvsyrivison/

Read Previous

Paolo Maldini: Askush nuk mund ta prishë lidhjen e familjes sime me Milanin

Read Next

Arrestohet një person, ofendoi dhe kanosi zyrtaren policore