Doktori i Podujevës lirohet në procedurë të rregullt

Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti, është liruar në procedurë të rregullt, pasi ishte ndaluar më 15 prill.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “I dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”. /KlanKosova/

Read Previous

​Superliga e Shqipërisë rikthehet me dy ndeshje

Read Next

Finalja e Kupës së Mbretit: Bilbao – Barcelona