Ndër lojtarët më të mirë që nga fillimi i sezonit për skuadrën e Barcelonës është padyshim Raphinha. 27-vjeçari, në 21 ndeshje ku ka luajtur deri më tani me katalanasit në të gjitha turnetë, ka realizuar 16 gola.
Ai shkëlqeu edhe një herë në La Liga në fitoren 5-1 të Barcelonës në fushën e Mallorca, duke shënuar një dygolësh. Anësori brazilian nuk ka qenë kurrë në formë kaq të mirë që nga fillimi i karrierës së tij dhe këtë gjë ai e di mirë.
“E dinim se ishte e rëndësishme të fitonim sërish. E dinim që në tre ndeshjet e fundit na mungonte diçka për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk do të thosha se bëmë lojën tonë më të mirë, por ia dolëm në gjënë më të rëndësishme: fitoren”, tha Raphinha.
Duke folur për veten ai shtoi: “Jam në maksimumin tim tani, por nuk dua të ndalem këtu. Dua të bëj më shumë për këtë ekip që e dua shumë dhe mund t’i sjell të gjitha këto në fushë. Do ta shihni se nuk do të ndalem”. /Telesport.al/