Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej tyre dy në Prishtinë dhe një në Gjakovë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën të ditur se lidhur me këto raste janë arrestuar dy burra dhe një grua, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në njërin rast në Prishtinë, thuhet se është arrestuar i dyshuari se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Prishtinë 02.12.2024 – 10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër  kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në rastin tjetër, është arrestuar i dyshuari se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Prishtinë  27.11.2024 – 11:25. Më 02.12.2024 ankuesja  kosovare ka njoftuar policinë se në mënyrë sistematike ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari  kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në anën tjetër, në Gjakovë u arrestua një grua nën dyshimin se ka rrahur nipin e saj.

“Gjakovë  02.12.2024 – 21:40. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare për shkak se e njëjta kishte sulmuar fizikisht djalin e motrës së saj (i mitur). E dyshuara pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Raporti: Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave

Read Next

Gati 100 mijë punëtorë të Volkswagenit iu bashkuan grevës