Franca dënon sulmin në Ibër-Lepenc

Ambasada e Francës në Kosovë ka dënuar ashpër sulmin në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Ambasada ka kërkuar hetim dhe që përgjegjësit për sulmin të dalin para drejtësisë.

“Ambasada franceze dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin-Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës, ndërsa ka falënderuar KFOR-in dhe EULEX-in për “reagimin e shpejtë” dhe koordinimin me Qeverinë e Kosovës./koha.net/

Read Previous

FIFA refuzon të lejojë tetë vende të luajnë në ndeshje zyrtare

Read Next

Ndërprerja e kabllove të internetit, Suedia kërkon ndihmën e Kinës për hetimet