KOSTT: Furnizimi me rrymë i sigurt

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a ka njoftuar se shpërthimi i mbrëmshëm në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok, nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1, të shkaktuara nga incident i lokalizuar.

Sipas KOSTT, ekipet e tyre janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike.

Kanali i Ibër-Lepencit dërgon ujë që përdoret për ftohje në procesin e prodhimit të rrymës në termocentralet Kosova A dhe Kosova B./kp/

Read Previous

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Read Next

Rohde dënon sulmin në Zubin Potok