Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt kryeqendrës së Polonisë, Varshavës.
Në këtë vizitë zyrtare, zëvendëskryeministri do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “Trans European Policy Studies Association” (TEPSA) ku do të jetë folës në panelin me titull “Who Should be the Real Time-Keeper in EU Enlargement?”.
Nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se Bislimi do të ketë takime bilaterale me zyrtarë qeveritarë dhe parlamentarë të Polonisë, ndër të tjerë edhe me ministrin polak për Bashkim Evropian, Adam Szłapka./indeksonline/