Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
“Nëse Milani vazhdon me pozicionin jashtë loje të avancuar, Vlahovic do të jetë vendimtar, duke sulmuar në thellësi. Shumë gjëra në Milan-Juventus do të vijnë nga këto situata”. Fabio Capello, ish-trajneri i të dyja skuadrave në fjalë, është i sigurt për këtë. Duke folur për “Gazzetta dello Sport” ai bëri prognozën e kësaj supersfide të Serie A: “Dusan lëviz shumë mirë në zonë dhe në disa aspekte të kujton Trezeguet. Ai duhet të përmirësohet në lojën me ekipin. Lëvizjet e tij në fushë janë si një manual i sulmuesve të mëdhenj, serbi do të jetë një nga çelësat e sfidës”.
Kush luan më shumë “aksione” në këtë ndeshje të madhe?
Besoj se Milani. Megjithatë, kushdo që del i mundur në këtë përballje rrezikon të humbasë edhe ‘trenin e fundit’ për titullin. Kjo vlen për të gjithë, veçanërisht për Fonseca. Juventusi është ende i pamposhtur në Serie A dhe, nëse do të fitonte në ‘San Siro’, do të dërgonte një sinjal të fortë për të gjithë kampionatin. Kreu i renditjes është i ngjeshur, ndaj potencialisht gjithçka mund të ndodhë. Për sa i përket skuadrës dhe përvojës, Interi mbetet favorit.
Fonseca dhe Motta janë në sezonin e tyre të parë me Milanin dhe Juventusin, cili project ju duket më i avancuar?
Milani dhe Juventusi janë ende dy skuadra në “laborator”. Skuadra e Fonseca u duk se shpërtheu në “Bernabeu”, më pas u kthye prapa ndaj Cagliarit. Milani shënon shumë, por edhe pëson shumë. Thiago Motta ka mbrojtjen më të mirë në Serie A dhe dalëngadalë po fillon ta gjejë më shumë rrugën e golit. Në ‘San Siro’ pres që Juventusi të menaxhojë lojën dhe posedimin e topit, duke pritur momentin e duhur për ta befasuar mbrojtjen e lartë të kuqezinjve. Pres ta bëjë këtë përmes Vlahovic ose futjeve të Koopmeiners. Bardhezinjtë vijnë nga një derbi i dominuar prej tyre ndaj Torinos. Personalisht pashë Juventusin më të mirë të sezonit kundër Torinos. Për të fituar, Fonseca do të ketë nevojë për një Milan të stilit “Bernabeu”, më i mbuluar dhe më i vëmendshëm në fazën e mbrojtjes. /Telesport.al/