Zvicra publikon listën për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar tashmë listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Helvetikët do të luajnë dy ndeshje gjatë këtij muaji, ku me 15 nëntor e presin Serbinë, teksa me 18 nëntor luajnë në udhëtim te Spanja.

Për këtë dy ndeshje, trajneri Murat Yakin ka vendosur t’i ftojë plotë 26 futbollistë, ku nuk mungojnë risitë.

Listës së Zvicrës i është shtuar edhe një futbollist shqiptar nga Kosova, mbrojtësi Albian Hajdari, i cili më parë ka luajtur me ekipet zinxhirë të Helvetikëve.

May be a graphic of text that says 'ANNOUINCEMENT エーア SFソ SQUAD + GREGOR REMO KOBEL FREULER PASCAL ARDON LORETZ JASHARI YVON DERECK MVOGO KUTESA MANUEL JOEL AKANJI MONTEIRO AURELE DAN AMENDA NDOYE ERAY NOAH CÖMERT OKAFOR ALBIAN FABIAN HAJDARI RIEDER KEVIN VINCENT A SIERRO MIRO SIMON MUHEIM SOHM RICARDO RODRIGUEZ ZEKI AMDOUNI BREEL EMBOLO EDIMILSON SON FERNANDES UGRINIC GRANIT XHAKA DENIS ZAKARIA ANDI ZEQIRI பகுடி UBS nhin วงา ว corparter pper SWISS ร่างวสศาน Z ZURICH Inauarcapetra swisscom SRGSSR SRG SSR ocenocTpcar rakanabroaciczadr'

Përveç Hajdarit, në listën e Yakin janë edhe tre futbollistë tjerë shqiptarë: Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Në këtë listë nuk mungojnë as yjet e ekipet si Manuel Akanji, Breel Embolo, Remo Freuler dhe Ricardo Rodriguez. /Telegrafi/

Read Previous

Punët evropiane në rrezik pasi prodhuesi i makinave Nissan zbulon shkurtime të mëdha

Read Next

Shkencëtarja shqiptare në krye të projekteve me Al në Microsoft ndan historinë e saj të suksesit