​Raporti financiar i Qeverisë ndër shqyrtimet e para nga Komisioni për Buxhet

Është konstituar Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i cili do të udhëhiqet nga Armend Muja.

Kryetari Muja ka treguar edhe disa prej punëve që e presin këtë Komision që në fillim, siç është shqyrtimi i raportit financiar të Qeverisë dhe ndarja buxhetore për RTK-në.

Ai tha se në kuadër të kompetencave të komisionit, anëtarët e tij shqyrtojnë, analizojnë çështjet që lidhen me buxhetin, financat dhe transferet sociale.

Si dhe shqyrton projektbuxhetin e Kosovës, rishikimi dhe raportet e rregullta të qeverisë së Kosovës. Ndërsa, mbikëqyrë Bankën Qendrore, Fondin Pensional, Komisionin Rregulltiv të Prokurimit Publik, Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe komisionin për ndihmë shtetërore.

Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që administrata të dërgojë fushë veprimtarinë e komisionit tek secili anëtarë.

Përbërja e Komisionit: Armend Muaja kryetar, Mërgim Lushtaku nënkryetar, anëtarë Arta Baralijaj nga VV, Jeta Statovci nga VV, Visar Korenica nga VV, Eman Rrahmani nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK, Pal Lekaj nga AAK, dhe Duda Balje nga komuniteti ‘Multi etnik’.

Mbledhjet e këtij Komisionit pritet të mbahen në cdo të mërkurë në orën 10:00, në mbledhjen e ardhshme pritet të diskutohet dhe miratohet plani i punës./KosovaPress

Read Previous

Liburni në finalen e Kupës së Kosovës në futsall, takohet me Liqenin

Read Next

​Nisin diskutimet për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Zhvillim 2030