Një aksident trafiku ka ndodhur disa çaste më parë magjistralen Prishtinë-Pejë.
Një këmbësor është përplasur nga një veturë në afërsi të Balincës, shkruan IndeksOnline.
Viktima dyshohet se nuk u ka bërë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë
Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimet e nevojshme.
Zona është rrethuar me shirit të policisë dhe përkohësisht është ndërprerë qarkullimi.
IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes /indeksonline.net/