Hamilton: Ky do të jetë sezoni im më i vështirë në Formula 1

Lewis Hamilton (GBR) Mercedes AMG F1. 12.03.2021. Formula 1 Testing, Sakhir, Bahrain, Day One. – www.xpbimages.com, EMail: [email protected] © Copyright: Moy / XPB Images

7 herë kampioni i botës në Formula 1, mendon se këtë sezon do të vuajë shumë për
të arritur tek objektivi i tij, të sigurojë edhe titullin e tetë, duke parakaluar legjendën
Michael Schumacher. Gara e parë zhvilluar para 15 ditësh në Bahrein e konfirmoi
këtë gjë, pasi piloti britanik tejkaloi veten e tij për të mposhtur Max Verstappen,
ndërkohë që edhe makina Mercedes nuk është ende në kushtet optimale.


“Të fitosh kaq shumë tituj nuk do të thotë të kesh gjithçka nën kontroll. Kur nis një
sezon nuk e di se ku je, ndaj mendoj se viti 2021 do të jetë më i vështiri për mua.
Gjithsesi, kjo gjë, për mua dhe skuadrën është stimuluese. Kam përvojën e duhur për
të menaxhuar situatat, pasi edhe më parë jam përballur me persona që duan të më
mundin, por kam arritur të jap më të mirën time në pistë”, tha Hamilton.

Read Previous

Bonucci lë izolimin, gati për ndeshjen me Atalantën

Read Next

Filloi seanca ndaj të akuzuarve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend