Me datën 13.10.2024 ShKShMK, pas një thirrje tjetër nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024.
Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit .
Operacioni është zhvilluar në 3 drejtime operacionale,1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjëruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekpertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri.
Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë.
Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet pergjegjëse./indeksonline/