Vdekja e gjeneralit Mike Jackson, Kurti: Populli i Kosovës nuk harron miqtë e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare.

Ai thotë se jeta e gjeneralit Mike Jackson, ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vetë ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht “Ushtar”.

Me anë të një postimi në Facebook, shefi i qeverisë më tutje tregon se Jackson nuk ishte i pranishëm në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës për shkak të shëndetit dhe se ai vdiq dje nga kanceri në prostatë.

Kryeministri shkruan se populli dhe shteti i Kosovës i kujtojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre, në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kurti thekson rëndësinë e kujdesit shëndetësor ndaj kancerit të gjirit

Read Next

BE u bën thirrje vendeve anëtare që të ofrojnë ndihmë mjekësore urgjente për Libanin