​Sot luajnë edhe “Dardanët” e rinj

Para ndeshjes së Kosovës me Qipron në Ligën e Kombeve, në fushë do të zbresin edhe ata të grupmoshës U21 të cilët do të përballen me Estonin në Tallin ndaj Estonisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

Shpresat e Kosovës vijnë në këtë ndeshje pas humbjes 4:0 nga Polonia, humbje e cila shuajti shpresat për kualifikim, raporton KosovaPress.

Momentalisht Kosova ka 12 pikë në vendin e katërt të Grupit D. Aq sa i ka edhe Bullgaria në vendin e tretë, ndërsa liderë e grupit është Gjermania me 25 pikë.

Bilanci i deritashëm i Kosovës U21 është tri fitore, tri barazime e tri humbje. Ndeshja Estoni–Kosovë zhvillohet të martën nga ora 17:00./kp

Read Previous

Trajtimi i ri i kancerit të qafës së mitrës ulë për 40% rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje

Read Next

Ngritet aktakuzë ndaj një të dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës