​Vdesin tre persona pasi ranë me veturë në Badovc

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Tre persona të moshës së re kanë humbur jetë si pasojë e një aksidenti me fatalitet në rrugën Gjilan -Prishtinë.

Bëhet e ditur se ata me veturë kanë rënë në liqe të Badovcit.

Sipas zëdhëndës së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Policia e Kosovës për gazetën Nacionale./kp

Read Previous

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Read Next

Jasir Asani në top formë, shënon sërish për fitoren e skuadrës së tij