Trepça – Sigal Prishtina, derbi i fundjavës

Xhiron e katërt të elitës së basketbollit të Kosovës e hap ndeshja mes Vëllaznimit e Proton Cable Prizrenit. Ky ballafaqim nis në orën 17:15, ndërsa nga ora 19:00 takohen Peja e Golden Eagle Ylli.

Por vëmendja e kësaj fundjave do të jetë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku kampionia në fuqi Trepça, e pret Sigal Prishtinën në derbin e zjarrtë. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 17:15.

Trepça e pësoi humbjen e parë të edicionit aktual në mesjavë nga Bashkimi.

Bashkimi, që është ekipi i vetëm pa humbje në tri xhirot e para, e mbyll këtë fundjavë kur takohet me Borën nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi”.

Bashkimi ka tri fitore në po aq ndeshje të luajtura, kurse Trepça e Sigal Prishtina kanë nga dy fitore e një humbje./koha.net/

Read Previous

Kurti për ‘Guxo’ dhe ‘Alternativën’: Do të jemi bashkë, siç kemi qenë në fushatë e në fitore

Read Next

5 raketa të lëshuara nga Libani drejt Izraelit verior