Dita e sotme është karakterizuar nga moti i vranët e me reshje të dendura shiu me temperatura që kanë lëvizur nga 13 deri në 19 gradë celsius.
Për nesër temperaturat do të variojnë nga 9 e deri në 22 gradë celcius, karakterizuar nga moti i vranët e me diell.
Mot i vranët e me reshje shiu pritet të mbajë ditën e diel me temperatura që do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë celsius.
Mot me diell pritet të jetë gjatë së hënës së javës së ardhshme me temperatura që do lëvizin nga 8 deri në 19 gradë celsius.
8 gradë celsius parashihet temperatura minimale gjatë së martës kurse maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë celsius, karakterizuar nga moti me diell e vransira të pjesshme.
Mot i ngjashëm parashihet edhe gjatë së mërkurës shoqëruar nga temperaturë 11 deri në 21 gradë celsius.
Për të enjten parashihet poashtu mot i vranët e me diell me temperatura që do të variojnë nga 9 deri në 23 gradë celsius. /tvsyrivision/