Samsung Galaxy S27 Pro dhe Ultra mund të sjellin për herë të parë teknologjinë DC Dimming
Peter Thiel, një nga kapitalistët më të spikatur të Silicon Valley, sugjeroi se Bitcoin mund të përbëjë një kërcënim për SHBA-në gjatë një seminari virtual të mbajtur nga Fondacioni Richard Nixon këtë javë.
“Edhe pse unë jam një person maksimalist pro-kriptos, pro-Bitcoin, unë pyes veten nëse në këtë pikë Bitcoin duhet gjithashtu të mendohet pjesërisht si një armë financiare kineze kundër SHBA-së”, tha themeluesi i PayPal.
Thiel, një anëtar i bordit në Facebook dhe themelues i Palantir Technologies, po zgjeronte diskutimin e tij rreth Kinës duke mos pëlqyer që dollari amerikan është monedha rezervë e preferuar në botë.
Ai tha nëse Kina ka një pozicion të gjatë në Bitcoin, atëherë SHBA duhet të kërkojë përgjigje mbi qëndrimin e saj nga një perspektivë gjeopolitike.
Ekonomia aziatike së fundmi krijoi monedhën e saj digjitale – një juan kibernetik që kontrollohet nga banka e saj qendrore. Thiel i referohej asaj si një “pajisje matëse totalitare”, sesa një kriptomonedhë e vërtetë.
Thiel vazhdon: “Bitcoin rrezikon paratë dhe veçanërisht dollarin amerikan. Dhe Kina dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për të dobësuar dollarin amerikan”.
Miliarderi i teknologjisë, i cili mbështeste publikisht fushatën presidenciale të ish-presidentit Donald Trump 2016, u bashkua me ish-sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien në seminar. Diskutimi i tyre, i organizuar nga shefi ekzekutiv i Fondacionit Nixon, u përqendrua kryesisht në çështje të mëdha të teknologjisë dhe marrëdhëniet SHBA-Kinë.
Thiel, i njohur për pikëpamjet e tij të diskutueshme, gjithashtu kritikoi Google dhe Apple për bashkëpunimin shumë të ngushtë me Kinën. /Telegrafi/