Rezultatet e Ligës së Evropës: Man Utd ndalet nga Twente, Lazio fiton lehtësisht

“Djajtë e kuq” e kanë nisur me zhgënjim rrugëtimin në Europa League, ku kanë barazuar me Twenten.

Në Old Traffordin e tejmbushur, Manchester United nuk ia doli të marrë 3 pikët e para në këtë rrugëtim të ri edhe pse arriti të kalonte i pari në avantazh. Eriksen zhbllokoi shifrat në fraksionin e parë, por miqtë dhanë shkëndija gjithashtu.

Në pjesën e dytë ishte Lammers që riktheu ekuilibrat, ndërsa shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Nga 1 pikë për secilën skuadër.

Paralelisht luanin dhe Galatasaray me Paokun e Lazio me Dinamon e Kievit. Italianët e patën të lehtë të merrnin fitoren, ku triumfuan në shifrat 0-3, ndërsa ekipi turk pas një pjese të parë pa gola, ia doli të bënte mirë në fraksionin tjetër. Fitore 3-1 që i ngjit mes ekipeve të kreut në tabelën e klasifikimit.

Sa i përket dueleve të tjera, 3 pikë morën dhe Slavia Pragës, Anderlecht, Alkmaar dhe Bodo Glimt. Midtjylland-Hoffenheim dhe Nice-Real Sociedad u mbyll në shifrat 1-1. /Euronews.al/

Read Previous

Kuvendi dështon t’i votojë tri marrëveshje ndërkombëtare, s’ka kuorum

Read Next

Rama: Turistë nga të gjitha kombësitë në Muzeun Ikonografik të Onufrit