Izraeli paralajmëron sulme më të ashpra

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, u ka kërkuar civilëve libanezë që të largohen nga zonat e përdorura nga grupi i mbështetur nga Irani për qëllime ushtarake.

Izraeli ka njoftuar se sulmet e sotme priten të jenë më të ashpra se bombardimet e forta të fundjavës, raportoi BBC-ja.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me një inkursion të mundshëm tokësor izraelit, ai tha se Izraeli do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’i kthyer banorët e evakuuar të Izraelit të sigurt në shtëpitë e tyre.

Dje, Hezbollahu lëshoi raketa më në thellësi të territorit izraelit.

Sulmet e sotme pritet të ndodhin pasi luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut u intensifikuan gjatë fundjavës.

Sipas ushtrisë izraelite, Hezbollahu me bazë në Liban lëshoi 150 predha drejt Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për sulmet e fundit. /koha.net/

Read Previous

AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve’

Read Next

Ndërron jetë motra e Adem e Hamëz Jasharit